Në gjyq me vëllain i kyç derën e shtëpisë, qytetari përfundon në rrugë

Jemi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Vojasavë Dule, bashkëshortë, janë njohur prej gjykatës si pronarë të ligjshëm të një banese në Fier. Për shkak se mbi pronën ka pasur pretendime, gjyqi vendosi, që pjesëtarët e tjerë të familjes, të dëmshpërbleheshin prej tyre.Agim Dule, vëllai i Arturit, edhe pse sipas tij është dëmshpërblyer, është bërë pengesë e madhe. Ai ka zaptuar pronën dhe sot shtëpia është e kycur.Por cfarë ka ndodhur? Gjyqi është bërë vetëm për njohje pasurie, por jo edhe për lënien e sendit në natyrë ose lirim-dorëzim.Kjo i ka kushtuar bashkëshortëve të tjera vite zvarritje nëpër gjyqe, ku nga 2019 e deri më sot me objekt lirim dorëzim sendi, së fundi pohojnë, se gjyqi është pezulluar.

Të Fundit