Humbi jetën në aksident, ekspertizat nxjerrin viktimën fajtore, çfarë vendosi gjykata?

Në 13 shtator 2022 transmetuam rastin e një aksidenti fatal. Në datën 20 shtator 2021 në segmentin rrugor, që të con nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, humbi jetën në aksident Drita Hakorja. Bashkëshorti, Myrvet Hakorja tha, se ishte duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij dhe ai vetë kaloi i pari rrugën,
Për te furra e bukës. Kur po kalonte e ndjera, kishte ndaluar një kamion, që u nis dhe shkaktoi vdekjen e Dritës.Ekspertizat kanë nxjerrë viktimën
fajtore dhe Myrveti ka kërkuar një ekspertizë të tretë, që u kundërshtua nga prokuroria.Pas ditë pas transmetimit në bëmë eksperimentin, ku treguam, se ishte faji i shoferit të kamionit, që shkaktoi vdekjen e zonjës Hakorja.Duke qenë se prokuroria e kishte apeluar vendimin e gjykatës së
shkallës së parë, cështja shkoi në apel.Kjo e fundit në 27 mars 2024,
vendosi, që të lëri në fuqi vendimin e shkallës së parë, që kërkon bërjen e ekspertizës eksperimentale.

Të Fundit