Ndodh mrekullia! 2-vjeçari gëlltiti tetë gjilpëra mjekësore, mjekët i shpëtojnë jetën

Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një djali dy vjeçar, i cili gëlltiti tetë gjilpëra mjekësore.

“Vetëm kur hymë në sallën e operacionit dhe hapëm stomakun e tij, zbuluam objekte metalike dhe kuptuam se ishin gjilpëra”, tha Dr. Efrain Salazar.

Mediat lokale raportuan se gjilpërat janë përdorur për të vaksinuar kafshët në fermën ku punon nëna e djalit.

Familja jeton në zonën bujqësore të Taratopou, rreth 622 kilometra larg kryeqytetit Lima.

“Ndoshta i ka gëlltitur duke luajtur ”, tha nëna.

Ndërkohë, djali fatmirësisht është jashtë rrezikut pas operacionit.

Të Fundit