Konstantinos Guksburg, mbreti i fundit i Greqisë u nda jeta në moshën 83 vjeçare. Prej ditësh ai ishte shtruar në në Repartin e Mjekimit Intensiv në një spital privat, pasi kishte pësuar një goditje.
Pas një mbledhjeje ndërministrore gjatë mëngjesit të sotëm janë marrë edhe vendimet për varrimin e tij. Deri më tani duket se skenari i një varrimi publik me nderimet e një kreu shteti nuk duket se ka mbizotëruar.
Kush është Konstandini II?
Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe kur vendi po kalonte trazira që kulmuan me një grusht shtetiu ushtarak tre vite më vonë.
Ai u detyrua të ikte jashtë vendit pas një kundër-grushti të pasukseshëm.
Konstandini II më vonë iu hoq edhe shtetësia greke, ndërsa ishte martuaq me Princeshë Anne – Marie të Danimarkës dhe kishin pesë fëmijë.