Eksperti i kriminalistikës: Pastruesja Rozeta Dobi ka vjedhur bluzën e djalit tim, e kuptuam kur doli në gjykatë djali i saj

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi se si pastruesja e arrestuar Rozeta Dobi i kishte vjedhur unazën e martesës vitin e kaluar kur e kishin të punësuar në banesë. Ndërsa së fundmi, Karamuço thotë se kuptoi që i kishte vjedhur dhe bluzën e djalit, duke ia dhënë të birit të saj.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ervin Karamuço u shpreh se këtë e kuptoi kur pa një ditë më parë se djali i pastrueses, Havier Dobi, doli para gjykatës për masë sigurie. Aty, thotë Karamuço, Havier Dobi kishte veshur bluzën e djalit të tij.

Ervin Karamuço: Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë, që ishte bluza e djalit dhe ma çoi me foto, më tha “o ba kjo është bluza ime tha”. I thashë lere.

Blendi Fevziu: Pra djali i saj kishte veshur bluzën e djalit tënd.

Ervin Karamuço: E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lere bluzën se do thotë e ka blerë në dyqan dhe nuk do t’ia dish dot, s’do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht, mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më.

 

Të Fundit