Ankesa e rrëdhës ka të bëjë me një kredi, të cilën denoncuesja thotë, se e ka shlyer, por ia kërkojnë ta paguajë sërish. Në vitin 2019, Edra Koroveshi ka marrë një kredi 40 mijë lekë të reja, dhe për shkak të mosshlyerjes në kohë, kjo kredi është shitur. Një ditë të bukur, qytetarja kontaktohet nga një përfaqësuese e shoqërisë “Final sha”, e cila i kërkon, që pagesën e kredisë, ta kryejë ndaj kësaj shoqërie, plot 120 mijë lekë të reja. Edra tregon, se tefonoi përfaqësuesen e “Final”, që i thotë, se nuk ka më kompetencë për këtë kredi. Përmbaruesi shprehet, se duhet ta shlyejë detyrimin. Ndërkohë zonja është në një situatë të vështirë, pasi është në proces divorci dhe po rrit e vetme një vajzë. Me këtë pretendim për kredi të pashlyer, ajo ka frikë, se mund të humbasë vajzën. Sipas dokumentave të përmbaruesit, kreditori është Micro Credit Risk, tashmë me emrin Credital, por në asnjë shkresë nuk lexojmë emrin e shoqërisë “Final sha”.Biseduam me Credital, shoqëria, që ka blerë kredinë, e cila pretendon, se kjo kredi mund të jetë shitur dy herë. Pano Soko, ekspert ekonomie, tregon, se kjo është një skemë mashtrimi dhe zgjidhja është nëpërmjet administratorit shtetëror, që është vendosur në krye, duke paraqitur faturat, pasi nëse do të vazhdojë në gjykatë, do të ketë kosto të lartë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]