NASA: Një asteroid 2.3 herë më i madh se një dinozaur po i afrohet Tokës

Gjurmuesit e asteroidëve të NASA, paralajmërojnë se një asteroid pothuajse dy herë e gjysmë më i madh se një dinozaur do të ketë një fluturim afër Tokës të martën.

Asteroidi në fjalë është caktuar 2022 PW dhe aktualisht po shkon në drejtimin tonë.

Asteroidi do të kalojë më 16 gusht 2022, siç theksohet nga Qendra për Studime të Objekteve Afër Tokës (CNEOS) në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s (JPL), konkretisht me shpejtësinë 7.47 kilometra në sekondë, që është e barabartë me 26.892 kilometra në orë. Gjithashtu është afërsisht e barabartë me gati 22 her ëshpejtësinë e zërit.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për këtë asteroid që po i afrohet Tokës, megjithatë, është distanca.

Sipas NASA-s, asteroidi 2022 PW do të kalojë Tokën në një distancë prej afërsisht 529.000 kilometrash.

Hëna mesatarisht rrotullohet rreth Tokës në një distancë prej rreth 384.000 kilometrash, çka do të thotë se asteroidi 2022 PW do të jetë më larg nga Toka se Hëna.

Të Fundit