Lulzimi është një qytetar, që tregon, se bleu një automjet tip “Benz” në vitin 2024 dhe për afro dy vite e përdori pa asnjë problem. Por në qershor 2026, teksa udhëtonte drejt Greqisë, në pikën kufitare të Kapshticës, makina iu sekuestrua, pasi rezultoi në sistemin Interpol, si e vjedhur në Suedi. Që atëherë kanë kaluar 4 muaj dhe qytetari ende nuk ka një zgjidhje.Emisioni “Stop” kontaktoi Drejtorinë e Kufirit në Korçë, e cila bëri me dije, se denoncimi në Interpol mban datën 30 tetor 2025, ndërkohë që automjeti ndodhej në Shqipëri, që prej vitit 2019. Veprimet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Korçës, e cila i ka komunikuar qytetarit, se çështja është në hetim.Pas interesimit tonë, Prokuroria e Korçës sqaroi se, pas komunikimeve me Interpol Tiranën dhe Interpol Stokholmin, automjeti nuk rezulton më në kërkim. Megjithatë, prokuroria ka vendosur ta mbajë në ruajtje makinën dhe dokumentacionin e saj.



