Municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak, në kërkim babai i tij

Policia e Shijakut ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”, që kishte si objektiv goditjen e posedimit të armëve pa leje.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë 30-vjeçari Saimir Sefaj, ndërsa babai i tij, Shefqet Sefaj, 54 vjeç, u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Maminas, policia gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, një pistoletë, katër karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 54-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Të Fundit