E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Mundësia e riinfektimit nga Covid-19? Mjeku Alimehmeti: E panevojshme të vaksinohen ata që e kanë kaluar sëmundjen

Mundësia e riinfektimit për personat që e kanë kaluar koronavirusin është vetëm 9 për qind. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehemti ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat e një studimi të kryer në Austri, nga ku ka rezultuar se përqindja e riinfektimit në popullatë është e papërfillshme.

“Mos u frikësoni nga lajmet ‘e bujshme’ mbi riinfektimet. Të dhënat në dispozicion janë të qarta dhe serioze dhe vijnë nga të gjitha zonat e rruzullit tokësor. Në studimin e fundit të publikuar në ‘European Journal of Clinical Investigation’, kërkuesit shkencorë të Universitetit të Graz (Austri) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) dhe Universitetin Stanford (SHBA) studiuan të gjithë popullsinë e Austrisë. Të gjithë të infektuarit në periudhën 22 shkurt – 30 prill 2020 u identifikuan përmes ID-së së tyre dhe u krahasuan infektimet e tyre në valën e dytë 1 shtator – 30 nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës. Studimi nxori në pah faktin se raporti i gjasave të riinfektimit është 9%. Efektiviteti i mbrojtjes nga riinfektimi është: 100% – 9% = 91%. Siç e dini, vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%”, ka shkruar doktori.

Sipas tij, mbrojtja nga koronavirusi pas infektimit natyror është e krahasueshme me efikasitetet më të larta të vaksinave.

“Autorët dalin në përfundimin e qartë se: Në studimin e të tërë popullatës së Austrisë me ndjekje mbi 6 muaj: 91% është reduktimi i gjasave të riinfektimit në krahasim me mundësinë e infektimit të parë. Mbrojtja nga Sars-COV-2 pas infektimit natyror është e krahasueshme me efikasitetet më të larta të vaksinave”.

Këto të dhëna, vë në dukje më tej Alimehemti, flasin në favor të panevojshmërisë së vaksinimit për personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Kush e ka kaluar tashmë infeksionin të mos tmerrohet jashtë mase. Masat mbrojtëse duhet të vazhdojmë t’i ruajmë për siguri, por gjithashtu duhet të ruajmë edhe qetësinë psikologjike dhe shëndetin mendor. Këto të dhëna flasin sërish në favor të panevojshmërisë së vaksinimit të personave që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore”, mbyll postimin e tij doktori.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑