Mrekullia në ajër/ Doktori shpëton nënën dhe foshnjën në mijëra metra lartësi, por avioni detyrohet të…

Një mjek britanik në bordin e një fluturimi Wizz Air nga Jordania në Londër ndihmoi në lindjen e një fëmije në ajër përpara se avioni të detyrohej të ulej në Itali. Hassan Khan, 28 vjeç, zbuloi se po fluturonte për në shtëpi nga një pushim në Aman të shtunën në mëngjes kur ekuipazhi i fluturimit thirri një mjek.

Sipas mjekut që punon në Spitalin Basildon, nëna në pritje ishte e shtrirë në dysheme jashtë kabinës pasi ujërat i kishin shpërthyer. Hassan tha se gruaja jordaneze nuk fliste asnjë fjalë anglisht dhe një pasagjer tjetër duhej të përkthente gjatë lindjes.

“Unë u thashë stjuarduesve se çfarë pajisje më duheshin – që do të përfshinte një maskë oksigjeni, një kapëse për kordën e kërthizës dhe një stetoskop – asnjë prej të cilave nuk kishin në aeroplan, natyrisht,” tha Hassan për BBC. Ai zbuloi se kishte përdorur vetëm peshqirë gjatë lindjes së vajzës.

Mjeku prej katër vitesh, i cili për fat kishte përvojë në reanimimin e të porsalindurve, tha se ai gjithashtu arriti të relaksonte nënën në panik pasi e siguroi përmes përkthyesit se kishte punuar më parë me të porsalindurit.

‘Njerëzit thoshin se ishte mrekulli. E kuptova se sa domethënëse ishte vetëm pasi pata mundësinë t’i përpunoja të gjitha”, shpjegoi ai. Pas kaosit të foshnjave, avioni i Wizz Air u devijua në aeroportin e Brindisit, në Italinë jugore, kështu që nëna 38-vjeçare dhe foshnja e saj mund të dërgoheshin në spitalin e Perrinos. Hassan bëri shaka se ishte vonë në turnin e tij për shkak të devijimit të papritur, por punëdhënësit e tij ishin të impresionuar me të menduarit e tij të shpejtë dhe donin përditësimin e plotë të situatës.

“Konsulenti im më përgëzoi dhe tha se ishte një punë vërtet e mirë,” tha ai. Sipas një raportimi të gazetës online, “Open”, foshnja ka lindur vetëm në moshën shtatë muajshe. Mjeku hero tha se familja e gruas e informoi atë nga spitali dhe zbuloi se falë ndihmës së tij, ajo dhe fëmija ishin në gjendje të mirë. Prindërit e vogëlushes, të cilës e quajtën Sama, i thanë gazetës lokale italiane Corriere del Mezzogiorno se ajo nuk kishte nevojë as për një inkubator, pavarësisht se ka ardhur në jetë dy muaj më herët.

Të Fundit