Moti i keq përfshinë vendin. Përmbyten shtëpi dhe biznese në Koplik, Ksamil dhe Sarandë

Si pasojë e motit të keq, në Koplik janë raportuar përmbytje. Raportohet se pas daljes nga shtrati të përrenjve, janë shkaktuar dëme në banesa dhe biznese.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i përrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi. Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i reshjeve intensive në Sarandë dhe Ksamil disa biznese janë përmbytur duke pësuar dëme të shumta materiale.

Të Fundit