Morinë/Sekuestrohet pajisja e prodhimit të kriptomonedhave dhe 39 mijë € – Stop
Lajme, Të Gjitha

Morinë/Sekuestrohet pajisja e prodhimit të kriptomonedhave dhe 39 mijë €

Policia Kufitare dhe ajo e Kukësit kanë goditur një rast mosdeklarimi të parave në kufi, ku janë sekuestruar 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Mësohet se në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Morinë -së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetit me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Ndërsa në përfundim të veprimeve të para të kryera nga policia është proceduar penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *