E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Mjeku vjedh dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes dhe shokëve

Një mjek akuzohet se ka vjedhur nëntë doza vaksine për koronavirusin për t’ua dhënë familjarëve dhe miqve. Mjeku Hasan Gokal akuzohet për vjedhjen e dozave në një qendër vaksinimi në Houston të Teksasit më 29 Dhjetor.

Prokuroria tha se pasi vodhi dozat, mjeku filloi të mburrej tek një koleg, i cili më pas u ankua tek menaxheri. Menjëherë pas këtij veprimi, spitali vendosi pushimin nga puna të mjekut.

“Çfarë bëri ai është e paligjshme dhe do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha prokurorja, Kim Ogg.

Ndërkohë nga ana tjetër, avokati mbrojtës i mjekut tha se vaksina do të kishte skaduar sidoqoftë.

“Doktori Gokal është shërbyes i dedikuar ndaj publikut. Ai u sigurua që dozat e vaksinës që do të kishin skaduar të shkonin tek njerëzit që i plotësojnë kriteret”, tha ai.

Gjykata do ta marrë vendimin në ditët në vijim, ndërkohë që Gokal mund të përballet me një dënim prej 1 viti burg dhe një gjobe  4000 Dollarëshe./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑