E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Mjeku: Në Shqipëri po vijnë gra 60-vjeçare nga vendet nordike për t’u bërë me fëmijë

Mjeku gjinekolog, Rustem Celami thotë se në vendin tonë po vijnë gra 60-vjeçare nga Anglia dhe vendet nordike, për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro.

Në Euronews Albania, Celami u shpreh se ka edhe gra nga vende si Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat kanë ardhur në Shqipëri për t’u bërë nënë surrogate.

“Faktikisht, është një ligj i vitit 2000, është një ligj i riprodhimit, të shëndetit riprodhues. Nuk është përditësuar siç duhet, ka nevojë për një ndërhyrje. Nuk kanë qenë të interesuar edhe ato politikbërësit apo ekspertët, por kërkohet një ndërhyrje rigoroze. Duhet një ligj jashtëzakonisht strikt, sepse faktikisht po ndodh.

Po vijnë shumë femra nga Anglia apo nga vendet nordike që janë në moshë që nuk i lejon ligji për të pasur  një fëmijë, janë 60 vjeçe. Vijnë për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro. Kemi më shumë të huaja që vijnë nga Moldavia, Gjerogjia, nga vende të tjera që kanë nevoja ekonomike. Ka një kosto, rreth 30 mijë, 40 mijë euro për të paguar një nënë surrogate.”, theksoi ai.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑