Mjekja shqiptare në Gjermani bën thirrjen e fortë: Shqipëria të karantinohet totalisht – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Mjekja shqiptare në Gjermani bën thirrjen e fortë: Shqipëria të karantinohet totalisht

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, ka bërë thirrje që Shqipëria të karantinohet pasi mutacioni i ri është një sfidë që sipas saj nuk mund të kalohet pa u ndjerë.

Në një prononcim për Klan News, ajo u shpreh se në takimin e mjekësisë në diasporë është këshilluar që edhe Shqipëria të ndjekë modelin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera që ndodhen në karantinë totale.

“Sot patëm takimin e mjekësisë në diasporë ku patëm mundësinë që si ne mjekë të federatës dhe të vendeve Europiane të shkëmbejmë njohuritë që kemi me pandeminë me kolegët tanë që kemi në Shqipëri.

Mund të them që Gjermania dhe disa vende të Europës ndodhen prej disa muajsh në karantinë dhe këtë e kemi këshilluar edhe sot në takimin e diasporës.

Shqipëria duhet që për fatin e keq të bëjë një Lock Down pak më të rreptë se ai që ka njohur deri tani sepse mutacioni i ri është një sfidë që nuk mund ta kalojmë pa e ndjerë”, u shpreh mjekja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *