Mjekja: Gratë marrin dhjamin e kofshëve dhe mbushin fytyrën

Sipas një studimi për gratë dietat e tyre të dobësimit janë më të suksesshme pas kalimit të menopauzës. Konkretisht gratë mbi 45 vjeç, duke shkurtuar kaloritë gjatë një muaji, ishin në gjendje të humbnin rreth 10 për qind të yndyrës së tyre trupore.

Mjekja estetiste Luada Çaushaj tregoi në emisionin GoodMorning Albanias se ka ndërhyrje estetike në të cilat gratë marrin dhjamin e kofshëve dhe mbushin fytyrën për të eliminuar rrudhat ose mund të vendet në vithe.

“Dhjamin e marrin nga barku dhe kofshët dhe e përdorin në fytyrë. Lipoja është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet në anestezi dhe kryhet nga mjekë kirurgë. Është thithja e dhjamit nga kofshët, nga barku dhe mund ta vendosin jo vetëm në fytyrë në vithe, në pjesët anësore”, tha estetistja.

Të Fundit