“Ai gjithmonë thotë: “Gjej dikë tjetër, ti je ende e re. Nuk do të ketë kurrë njeri tjetër. Askush nuk mund ta zërë vendin e Robit. Është një klishe, apo jo – dashuri me shikim të parë, por mendoj se është e vërtetë”, thotë bashkëshortja e Rob Burrow.
40-vjeçari Rob nuk mund të ecë më ose të flasë dhe duhet të komunikojë përmes një tastiere të kontrolluar nga sytë, por çifti ende arrijnë të bëjnë shaka dhe të qeshin së bashku. Rob është një nga më të mëdhenjtë e ligës së regbisë, pasi ka fituar tetë finale të mëdha të Superligës me Leeds Rhinos dhe 20 ndeshje ndërkombëtare.
Por tre vjet më parë atij iu tha se mund të ketë vetëm një vit, maksimumi dy, për të jetuar. Ai tha për prestigjiozen “The Mirror” se do të “luftonte deri në frymën e tij të fundit” për të parë fëmijët e tij, Macy 10 vjeç, Maya 7 vjeç dhe Jackson 3 vjeç, teksa rriten.
“Nuk mund të kërkoja ndihmë më të mirë se gruaja ime e bukur Lindsey. E di që kur të martohesh thua se do të jeni bashkë në sëmundje dhe në shëndet. Ajo është superheroina ime dhe nuk mund të jetoja pa ndihmën e saj për gjithçka. E dua shumë”, thotë ai.
Nga ana tjetër, Lindsey thotë se është shumë me fat që është bashkëshortja e Robit.
“Jam shumë me fat që jam gruaja e Robit, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shijojmë çdo moment që kemi së bashku. Por është shkatërruese, është zemërthyese”, tregon ajo.
Çifti u martuan në vitin 2006./tvklan.al