Miratohet vendimi/ Rriten pensionet

Qeveria miraton rritjen e pensioneve në masën 8.6% ku përfitojnë 767 mijë qytetarë.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 tetor dhe për vetëm për periudhën tetor – dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë.

Të Fundit