Ministrja Xhaçka thirrje Putinit: Hiq dorë nga forca dhe respekto sovranitetin e Ukrainës!

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qendron pranë këtij shteti.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ky është reagimi i dytë në pak ditë i autoriteteve shqiptare mbi krizën në Ukrainë, ndërsa dy ditë më parë kërkuan nga shtetasit shqiptarë që të mos udhëtonin atje ose ata që ishin të ktheheshin në mënyrë të menjëhershme.

Ushtria ruse është pozicionuar vetëm disa kilometra nga kufiri ukrainas dhe kërkon nga NATO dhe Kievi që të japin garanci që vendi nuk do të anëtarësohet në organizatë.

Të Fundit