“7 mijë euro pagë”, “mos na jep mend” ! Debate në komisionin për inceneratorët, administratorja: Nuk e di, s’e mbaj mend!

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa deputetët e opozitës kanë marrë në pyetje administratoren e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, Arjola Kodra.

Kjo e fundit ka zgjedhur të shmangë shumicën e përgjigjeve, duke thënë shkurtër se “nuk e di” apo “nuk e mbaj mend”. Ndërkohë, edhe deputetët e mazhorancës kanë ndërhyrë shpesh, duke ju ndërprerë fjalën kolegëve të tyre të opozitës.

Pjesë nga diskutimet:

Tabaku: Kam pagat e kompanisë së inceneratorit, që janë paga 3 herë më të larta se pagat e tregut. Janë paga që paguhen me fondet publike. 35 milionë euro ka marrë kompania, pse pagat janë 3 herë më të larta se pagat mesatare të tregut?
Administratorja: Shoqëria është private dhe ka të drejtë të vendosë standardin e pagave vetë.
Tabaku: Pagat janë 7 mijë euro, janë më të larta se tregu dhe çdo gjë tjetër.
Administratorja: Shoqëria nuk operon me fonde publike, por me fondet e saj private.
Zhupa: Keni marrë me vete gjithë ato foto dhe s’keni marrë asnjë dokument.
Administratorja: Sepse nuk e dija për çfarë do të pyetesha konkretisht e të merrja gjithë arkivën me vete,
Zhupa: Po fotot i more. A ka blerë kompania pajisje, që kryejnë procesin e incenerimit?
Administratorja: Kemi blerë, por nuk i kemi në stacionim.
Zhupa: Na thoni vlerën.
Administratorja:Nuk e mbaj mend vlerën.
Zhupa: Sa tonë mbetje vijnë cdo ditë nga bashkitë?
Administratorja: Nuk e kam të saktë si shifër, por përgjithësisht 700 tonë.
Deputeti i PS-Zhupës: Mos u jep mend deputetëve të mazhorancës, kur ti s’ke lexuar rregulloren.
Zhupa: Se sa kam lexuar, e di unë. E di që doni të bëni gjithçka që mos të dalë e vërteta në pah, por unë do të vazhdoj.
Tabaku: Zonja Zhupa mos ju ktheni përgjigje, drejtojuni dëshmitares.
Zhupa: Sa është sasia e mbetjeve që është groposur?
Administratorja: Këto janë detaje teknike, që nuk i mbaj mend.
Tabaku: Kam raportin e KLSH, por edhe pasqyrat tuaja financiare. Subjekti koncesionar ka dorëzuar një shkresë në KLSH, ku tregohet se vlera totale e investimeve te kompania Integrated Energy BV është 29 milionë euro. Është e saktë kjo?
Administratorja: Nuk e mbaj mend këtë.

Të Fundit