E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Ministri Lamallari inspekton masat në Himarë: Siguria, prioritet gjatë sezonit turistik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan masat e sigurisë në Himarë për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

Gjatë takimit me kryebashkiakun Vangjel Tavo, Lamallari theksoi se garantimi i sigurisë për qytetarët dhe turistët mbetet prioritet, duke vlerësuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor.

Ministri bëri të ditur se në katër muajt e fundit policia ka ndërhyrë në 67 raste për të ndihmuar turistët, duke shpëtuar mbi 200 vizitorë, ndërsa kontrollet në det janë intensifikuar. Sipas tij, janë kontrolluar 4 220 mjete lundruese, 21% më shumë se një vit më parë, dhe janë ndëshkuar 166 shkelje që rrezikonin sigurinë e pushuesve.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi se këtë sezon, për herë të parë, kontrolli kufitar për jahtet dhe mjetet lundruese kryhet direkt në det nga Policia Kufitare, duke lehtësuar procedurat për turistët

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑