“Mini-maternitet në SPAK”, Berisha: Ministre e ish-ministre po përdorin mëmësinë për t’iu shmangur akuzave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Atnikorrupsion në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Në dalje, lideri demokrat dha një deklaratë për mediat, duke ironizuar se pranë SPAK “po ndërtohej një mini-maternitet”.

Berisha pretendon se disa gra zyrtare të PS po përdorin shtatzëninë dhe mëmësinë për t’iu shmangur përgjegjësive përpara ligjit.

“Po ndërtonin një mini-maternitet. Ishin sjellë aty edhe inkubator për bebet. Afishuan një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Po të lindë vajzë do ta quajnë “Skapica” ose “Spakica”, po të lindë djalë “Spakic”, me një fjalë edhe lista e emrave është bërë gati aty, për ato që do quhen bebe SPAKU. Kjo është një tallje, por ka një anë më të paimagjinueshme sesi, ministret, gratë zyrtare të qeverisë përdorin edhe mëmësinë, shenjtërinë e mëmësisë për të shpëtuar nga krimet për të cilat duhet të digjeshin në ferr për vjedhjet që kanë bërë. Nëse kjo vazhdon, Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar në botë. Në këtë mënyrë turpërohet mëmësia”, tha Berisha.

I pyetur për një rast konkret, Berisha tha: “Ishte Velica, ajo hapi shtegun, flitet për disa ministre, ish ministre, deputete etj. Flitet për epidemi. Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë dhe natyrës kundër ligjit të shoqërisë, për tiu këndervene kodit penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës”.

Të Fundit