E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Milionat për Kanye West, Gonxhja: U prek fondi rezervë, jo emergjenca

Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e Kanye West solli jo pak debate mbi nevojën e këtij shpenzimi. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja sqaroi se financimi nuk prek fondet për emergjencat, por është marrë nga rezerva e buxhetit të shtetit.

“Nuk është prekur spitali i askujt, as programi i askujt. Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar.”, tha Gonxhja.

Nga kompania që organizon këtë koncert është bërë e ditur se janë shitur rreth 25 mijë bileta, por ministri, kur u pyet për këtë çështje, solli një krahasim me Turqinë.

“Nuk jam fare menaxheri i shitjes së biletave, por di të them që vetëm dje janë shitur mbi 700 bileta. Në Turqi, në dy javët e fundit, janë shitur 20 mijë bileta.”, tha Gonxhja.

“Arsyet janë këto që po ju them: humbja që do të kishim, pra dëmi që do të shkaktohej nga zhgënjimi i atyre që kanë prerë biletat. Ndoshta një pjesë e tyre nuk do t’i merrnin dot mbrapsht paratë. Ka njerëz që kanë paguar 15 mijë dollarë dhe kanë ardhur që nga Australia.”, tha Gonxhja

“Ky është një treg në dukje privat, por është pjesë e industrisë kreative të vendit tonë. Nuk ka në asnjë vend të botës, sidomos në sistemin që ne kemi zgjedhur, që shteti të rrijë pas një muri dhe privatët pas një muri tjetër. Ky mur nuk ekziston.”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit, impakti në ekonomi nga ky koncert do të jetë të paktën katër herë më i madh se shuma prej 4.25 milionë eurosh që qeveria dha për të mbështetur këtë organizim privat.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑