Mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin në sheshin Skënderbej

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur sot Namazin e Fitër Bajramit ose siç njihet ndryshe Bajramit të Madh, në sheshin Skënderbej.

Kjo festë kremtohet pas një muaji sakrificë dhe agjërimi nga besimtarët.

Në orët e para të mëngjesit besimtarët u mblodhën në shesh për të bërë ritualin fetar, ndërsa trafiku ishte mjaft i rënduar deri në përfundim të faljes.

Të Fundit