Publikuan “intervistën” e Schumacher, familjarët: Revistën do e ndjekim ligjërisht

Familja e Michael Schumacher po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër një reviste e cila publikoi një ‘intervistë’ të krijuar nga inteligjenca artificiale me ish-pilotin e Formula 1.

Schumacher, shtatë herë kampion i F1, pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik.

Die Aktuelle publikoi një foto të një Schumacher të buzëqeshur, 54 vjeç, në ballinën e edicionit të fundit me titullin “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Një shirit poshtë lexon “dukej thuajse e vërtetë” në artikull del se citimet e supozuara ishin prodhuar nga AI.

Artikulli është prodhuar duke përdorur një program AI të quajtur charatcter.ai, i cili gjeneroi artificialisht ‘citate’ të Schumacher për shëndetin dhe familjen e tij.

“Unë me ndihmën e ekipit tim mund të qëndroj vetëm dhe madje të eci ngadalë disa hapa. Gruaja dhe fëmijët e mi ishin një bekim për mua dhe pa ta nuk do t’ia kisha dalë. Natyrisht edhe ata janë shumë të trishtuar, se si ka ndodhur gjithçka. Ata më mbështesin dhe po qëndrojnë të palëkundur në anën time”,- lexojnë ‘citimet’ e Schumacher.

Familja ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se ata po planifikojnë ta ndjekin çështjen ligjërisht. Nga ana tjetër botuesit e revistës i thanë BBC Sport se nuk do të komentonin mbi këtë çështje.

Të Fundit