Njihuni me macen që peshon sa një fëmijë 4-vjeçar

Një mace gjigande që peshon më shumë se një fëmijë 4-vjeçar ka gjetur një pronar të ri në vetëm një ditë.

Macja e kolme, e quajtur Patches, peshon rreth 18 kg dhe  u shpëtua nga një strehë kafshësh në Richmond, Virxhinia, në fillim të këtij muaji.

Një strehë e kafshëve postoi foto të kësaj bukurosheje dhe pensionistja Kay Ford nxitoi për ta adoptuar pasi ra në dashuri me të brenda disa orësh.

Macja ka mbajtur një dietë shumë të veçantë, është sterilizuar dhe i ka bërë të gjitha testet e nevojshme. Veterineret thonë se në përgjithësi pesha mesatare e maceve shtëpiake është rreth 4 kg ndaj ky është një rast shumë i rrallë.

Të Fundit