E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

Meta: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore! Qytetarët të dëmshpërblehen për dëmet!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se ka vepruar me vonesë pasi situata kishte dalë nga kontrolli për shkak të përmbytjeve në fundjavë.

Meta kërkoi që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur. Sipas tij, dëmet arrijnë në qindra milionë euro.

Ilir Meta: Dëmet në qindra milionë euro si për banesat e qytetarëve, pajisjet e orenditë, dëmtimi masiv i të mbjellave të ushqimit të bagëtive e blegtorisë.

Kjo situatë tregon që qeveria ka qenë inekzistente e veprimet kanë qenë minimale e të vonuara dhe pasi situata kishte dalë nga kontrolli.

KESH më e rënda është që e bleu energjinë më shtrenjtë në momentin kur dihej që do kishte reshje e shet shumë më lirë në bursë në këto momente.

Dështoi sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin.

E qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masa te improvizuara.

E domosdoshme që shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të bëhet menjëherë se jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyrore por me fatkeqësi nga menaxhimi i kaskadave, që qeveria duhet të dëmshpërbleje qytetarët dhe banorët për dëmet.

Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për gjithë aktet e tyre të rënda korruptive që kanë çuar në situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës e për mos lajmërimin e autoriteteve vendore e qytetarëve për tu mbrojtur nga përmbytja.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑