Meta: Ai që nuk voton, moralisht nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një video në “Facebook”, Kreu i Shtetit, thekson se ai qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.

Meta e konsideron votën si një fuqi dhe fton qytetarët që të kenë besim për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.

Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij.

Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim.

Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit.

Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.

Të Fundit