Në oborrin e shkollës 9-vjecare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes nje prindi Fjoralba Rusa dhe mësueses Valentina Jance. Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe gratë në fjalë, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njejtën shkollë.Ne takuam drejtorin e shkollë, z. Eduart Prenga, i cili na pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit. Drejtori tha, se ky prind është ankuar, që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja. Vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit, duke deklaruar, se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.
Në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur, mësuesja Valentina Jance përdor dhe vajzën e saj, duke e nervozuar dhe duke e bërë të qajë.Drejtori i shkollës, për shkak të dhunës, ia ka kaluar cështjen institucioneve të tjera për ta gjykuar.Ne shkuam edhe në Zyrën vendore të Arsimit Durrës dhe juristja Romina Hoxholli u shpreh, se janë njoftuar nga palët për ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Gjithashtu ajo tha, se ZVA do të inspektojë situatën dhe në rast shkeljeje, mësuesja do të dalë para komisionit të etikës. Ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, deklaroi, se për këtë rast është proceduar penalisht mësuesja për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.