Mësim online? Kushi: Gati të gjithë skenarët nëse situata e Covid përkeqësohet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për situatën e pandemisë dhe skenarët që do të ndiqen nga Ministria e Arsimit nëse situata me Covid-19 përkeqësohet,

Kushi u shpreh se janë gati tre skenarët, për mësim fizik, me alternim edhe online.

“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.

Kushi u thirr në seancë dëgjimore nga opozita për të folur për masat e marra për nisjen e vitit të ri shkollor.

Të Fundit