Merrnin inerte nga Shushica, procedohen dy administratorë firmash dhe inspektori i IKMT Vlorë(EMRAT) – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Merrnin inerte nga Shushica, procedohen dy administratorë firmash dhe inspektori i IKMT Vlorë(EMRAT)

Policia e Vlorës ka bërë të ditur sot se janë proceduar penalisht dy administratorë firmash, të cilët merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje të organeve kompetente.

Përkatësisht shtetasi Fatmir Hodaj, 58 vjeç, dhe Vasil Dema, 39 vjeç. Ndërsa një shtetas tjetër po procedohet për shpërdorim detyre, Arjan Hoxha, 47 vjeç.

47-vjeçari me detyrë inspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Vlorë, dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, u konstatuan disa automjete që po gërmonin shtratin e lumit.

Nga ana tjetër materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *