“Askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët”, Erdogan ndalon muzikën pas mesnate

Shperthejnë protestat në rrjetet sociale

Heqja e orarit të shtetrrethimit nga 1 Korriku në Turqi ishte lajm i shumëpritur. Por presidenti turk Rexhep Taip Erdoan po përballet me protesta të ashpra kryesisht në rrjetet sociale, pas vendimit për të ndaluar muzikën në të gjitha ambientet e argëtimit pas mesnatës.

“Të mos i vijë keq njeriu, por askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët, natën”.

Në rrjetet sociale u shfaq menjëherë hashtagu me mbishkrimin “na vjen keq”, si një kundër përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thirrjes së presidentit. Mes dhjetëra mijëra postimeve deri atje sa nëpër postime si ky në Twitter, hidhen akuza se ekstremistët islamikë po përpiqen të ndikojnë mënyrën e jetesës në qytetet turke. Për grupe të ndryshme ekspertësh, heqja e shtetrrethimit është e parakohshme pasi me sezonin turistik rrezikohet që në Turqi të përhapet nga turistët, varianti i ashpër indian.

Sakaq, i ashtuquajturi varianti Delta shënoi rekord të ri ditor në Britaninë e Madhe prej mbi 11 mijë infektimesh, shifra më e lartë prej fundit të Shkurtit. Të larta shifrat edhe në Rusi, nga po i njëjti variant.

Tv Klan

Të Fundit