E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik në disa rajone të vendit.

Dy lëkundjet sizmike, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, u regjistruan me vetëm pak sekonda diferencë rreth orës 18:00 sipas kohës lokale. Kryeqyteti Karakas ishte ndër zonat më të prekura, ku ndërtesa të shumta u dëmtuan ose u shembën.

Mes të mbijetuarve është edhe Verónica, një banore e Karakasit, e cila tha se mendoi se nuk do t’i shpëtonte katastrofës. Ajo po festonte një festë kombëtare së bashku me nënën e saj kur tërmetet goditën qytetin.

“Mendova se do të vdisja,” tha ajo.

Ajo rrëfen se u shtuan edhe orë të tëra pasigurie për familjet që nuk arrinin të kontaktonin të afërmit e tyre.

Valentina, e shqetësuar për fatin e motrës dhe nënës së saj, nisi të kërkonte ndihmë nga miqtë dhe të njohurit për të mësuar nëse ato kishin mbijetuar. Ajo shprehet se në telefonin e saj filluan të mbërrinin pamje të ndërtesave të shembura në zonën ku banonin.

Pas përpjekjeve të shumta, ajo më në fund arriti të lidhej me Verónicën të motrën, e cila konfirmoi se ajo dhe nëna e saj kishin shpëtuar pa lëndime. Megjithatë, dëmet materiale rezultuan shkatërruese.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa në disa pamje të publikuara dëgjohen persona të bllokuar që kërkojnë ndihmë. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, pasi ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i dëmeve në disa nga zonat më të goditura.

Rrugët e Karakasit janë mbuluar nga mbeturinat, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të internetit po vështirësojnë operacionet e emergjencës. Mijëra banorë kanë mbetur pa strehim dhe po presin informacione për fatin e shtëpive dhe të afërmve të tyre.

Autoritetet dhe ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve dhe ofrimin e ndihmës për komunitetet e prekura nga një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka goditur vendin në vitet e fundit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑