Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Shpellën e Dafinës

Një grup turistësh kanë filmua 2 foka në Vlorë. Gjatë një guide turistike, turistët janë ndeshur me fokat në brendësi të Shpellës së Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.

Ato janë gjallesa të egra që për shumë kohë mendohej se ishin zhdukur nga ujërat shqiptare.

Ky zbulim është tejet i rëndësishëm për biodiversitetin detar të Mesdheut dhe dëshmon për pasuritë e fshehura natyrore që ofron Vlora dhe Shqipëria.

Të Fundit