Media rumune:Harta mund të ndryshojë,Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

Një media rumune, i ka kushtuar një artikull të veçantë deklaratës së fundit të bërë nga kryeministri Rama, në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan, i cili tha se do të votonte pro nëse do të zhvillohej një referendum për bashkimin e Kosovës e Shqipërisë.

Tërmet në Ballkan! Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht, duke ndjekur synimet e dy shteteve, të cilat mund të bashkohen. Kreu i qeverisë së njërit prej vendeve ka njoftuar tashmë qartë se do të votojë pro bashkimit në një referendum të ardhshëm, shkruan media rumune.

“Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht! Gjithçka mund të ndodhë afër Rumanisë. Kryeministri i Shqipërisë kërkon bashkim me Kosovën!”-shkruan ndër të tjera capital.ro.

Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen në të ardhmen, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë tha se do të votonte po në rast të një referendumi për bashkimin e dy shteteve, raporton media rumune.

Media e shkruar bën me dije se deklarata e Ramës u bë në mbledhjen e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, në Elbasan.

Ato gjithashtu i janë referuar deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por tha se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e ekzekutivit që ai drejton.

Në artikullin e publikuar Capital.ro ka përfshirë edhe reagimet e ardhura nga Serbia pas deklaratave të dy kryeministrave shqiptarë.

Në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën heqjen de facto të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje të tjera të cilat parashikojnë lehtësimin e kontrolleve për mallrat, heqjen e kontrollit kufitar për automjetet dhe zbatimin e lejeve pesëvjeçare të qëndrimit dhe punës për qytetarët që dëshirojnë të lëvizin në shtetin fqinj.

Sa i përket bashkimit të dy shteteve, edhe populli shqiptar duket se është pro një ideje të tillë. Një sondazh i fundit nga Euronews Albania tregon se 80% e shqiptarëve janë për bashkim me Kosovën fqinje.

Ndaj deklaratave ka reaguar menjëherë Serbia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministrja Ana Brnabiç denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet “po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”,”-shkruan ndër të tjera media rumune.

Të Fundit