Një 26-vjeçar ëshë arrestuar nga policia e Fierit, pasi u ndalua në flagrancë duke qarkulluar i armatosur.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte i riu, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin luksoz.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.