Policia e Tiranës ka arrestuar Ylli Zallën, i cili ishte fshehur në një banesë tjerët në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë Krujës.
Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov me fishekë.
Për arrestimin e tij, policia e Tiranës u mbështet nga RENEA dhe Forcat Operacionale.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.



