Me çmimë marramendës, ilaçi për kancerin e mitrës nuk është në QSUT por në farmaci private

Një qytetare e diagnostikuar me kancer mitre, apo ovarian të avancuar në Turqi, thotë, se ka nisur trajtimin me medikamentin Lynparza. Kur është kthyer në Shqipëri, është drejtuar në shërbimin e onkologjisë, ku i kanë thënë, se nuk e disponojnë këtë medikament. Sot ajo detyrohet të shkojë jashtë dhe ta blejë, pasi nuk mund të ndryshojë protokollin.Ne i drejtohemi shërbimit onkologjik në QSUT, ku na thonë, se nuk e kanë fare të regjistruar ilacin në fjalë.Por nga ana tjetër, në farmaci private na shpjegojnë, se mund ta gjejnë këtë medikament, që sipas farmacistit kushton një djall e gjysmë.

Të Fundit