Infermierët e Vllshinës lenë punën e merren me biznesin e tyre, shesin në market

Në fshatin Vllahinë të Vlorës dy bashkëshortët, Klemend dhe Laureta Danaj, me profesion infermierë, nuk i shërbejnë pacientëve dhe punës së shtetit. Gjatë orarit zyrtar, ata i gjen në bizneset e tyre po në këtë fshat, ku banojnë edhe vetë. Ne ishim në qendrën shëndetesore, ku drejtori tha, se cifti Danaj është në punë. Por në të njejtën kohë, ata u filmuan duke bërë pazar për tregtimin e verës e pijeve të tjera alkoolike në marketin e tyre.E thirrur me telefon nga drejtori, infermierja Laureta Danaj, tha, se ishte tek një fëmijë, por titullari, pasi u njoh me gënjeshtrën,tha, se ndaj ciftit të infermierëve do të merret masa e paralajmërimit për pushim nga puna.

Të Fundit