Me çizme dhe lopatë, Balla: Riparimi i kanaleve vaditëse, detyrë kryesore

Si rrallë herë Taulant Balla është shfaqur këtë të dielë me çizme llastiku dhe me lopatë duke inspektuar kanalet e vaditjes në Bashkinë e Librazhdit. Balla bën me dije se në këtë zonë pasi është investuar në sistemin e ujit të pijshëm po investohet edhe në sistemin e vaditjes.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social”Facebook” Balla bën me dije se investimi në sistemin e kanalit, rreth 10 km i gjatë mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

“Pasi kemi investuar në sistemin e ujit të pijshëm në Bashkinë e Librazhdit, me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes. Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje. Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve”, shkruan Balla bashkangjitur videos së publikuar, ndërsa thekson se këto ditë vëmendja është përqendruar në riparimin e kanaleve vaditëse.

Të Fundit