VIDEO/ Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën – Stop
Bota, Të Gjitha

VIDEO/ Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën

Pamje të rënda janë publikuar në mediat greke. Në një njësi të kujdesit të veçantë për të moshuarit në Greqinë Veriore, infermierët, sipas videos dhe ankesave të publikuara në emisionin “Dritë në Tunel”, duket se po abuzojnë psikologjikisht gratë e moshuara.

Sikurse vërehet nga pamjet ata përfitojnë nga dobësia dhe situata e tyre, duke i përqeshur, ngacmuar dhe abuzuar psikologjikisht me gratë e moshuara. Në video ata shfaqen duke e ngacmuar të moshuarën , i tërheqim buzën, prekin hundën veshët, ndërkohë që e moshuara është e pafuqishme për të reaguar.

Pamjet janë bërë virale ndërsa mediat greke shkruajnë se janë tregues i asaj që njerëzit e moshuar, njerëz të tjerë të pafuqishëm mund të përjetojnë në njësitë që paguajnë për t’u kujdesur për to.

Raportohet se video është regjistruar rreth një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara dhunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *