Me armë në krahë vadiste kanabisin, dalin pamjet nga parcela

Këto janë pamjet kur një 51-vjeçar, me armë në krah vadit rrënjët e kanabisit. Ai i kishte kultivuar ato në fshatin Ivan në Malësinë e Madhe në një zonë të pyllëzuar. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim 51-vjeçarin.

Uniformat blu njoftuan ditën e sotme se kishin marrë informacion për kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Dhe pasi siguruan mjaftueshëm prova kryen operacionin.

Përveç 51-vjeçrit të shpallur në kërkim janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një 51-vjeçar tjetër dhe një 35-vjeçar.

Në pranga ka rënë edhe një 70-vjeçar. Sipas policisë ai ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në pronën e tij kalonte një tub uji të cilin e përdornin të përfshirët në kultivimin e kanabisit.

Policia thotë më tej se ka asgjesuar në total 161 bimë kanabis nga ky operacion.

Të Fundit