Mbyti krushkën me duar, autori në gjyq: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë

Ka dalë ditën e sotme para gjykatës Fetah Marra, 58-vjeçari i cili një ditë më parë mbyti dhe hodhi në kanal fqinjën e tij Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie.

Trupi gjykues ka lënë në burg pa afat Marrën i cili pranoi krimin e kryer.

Para gjykatës, 58-vjeçari deklaroi se është penduar ndërsa shtoi se gruaja ka qenë gjysmë e zhveshur për shkak se tutat i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë.

“Ishte për një borxh të vogël që i kishte viktima. Shpalli pendesë në sallën e gjyqit. Për faktin se ishte gjysmë e zhveshur pretendoi se duke e tërhequr zvarrë i kanë rënë edhe tutat, kështu është shprehur para gjykatës”, ka deklaruar për mediat avokati Idriz Kazazi, raporton abc news.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra. 

Të Fundit