“Mbreti” i shifrave, Cristiano Ronaldo bëhet lojtari më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo pati një sezon të vështirë, ku përveç problemeve me klubin e tij Manchester United, humbi dhe një nga fëmijët.

Ai tashmë u largua nga futbolli evropian, ku dje firmosi zyrtarisht me klubin saudit, Al Nassr. Portugezi tashmë është bërë lojtari më i paguar në botë. Ronaldo do të përfitojë një shumë marramendëse prej 75 milionë euro në sezon, por totali kap shifrat e 200 milionë euro pasi përfshihen edhe bonuse të ndryshme.

 

Ronaldo tashmë ka kaluar në krye të lojtarëve më të paguar, ku në vendin e dytë pozicionohet Mbappe me 128 milionë euro në sezon dhe në vendine tretë Messi me 120 milionë.

37-vjeçari do të përfitojë 16.67 milionë euro në muaj, 3.8 milionë euro në javë, rreth 555 mijë euro në ditë, 23.1 mijë euro në orë, 386 euro në minutë dhe 6.5 euro në sekondë.

Të Fundit