53-vjeçarja në Lushnje rreh motrën, mbesën dhe kunatën

Një grua përfundoi në prangat e policisë së Lushnjes këtë të premte për dhunë në familje. 53-vjeçarja, sipas policisë dhunoi fizikisht motrën e saj, mbesën dhe kunatën. Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk dihen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnje, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren”, tha policia në njoftimin për mediat.

Të Fundit