Mbretëresha Elizabeth, monarkja e dytë në botë për jetëgjatësinë në fron

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth është bërë monarkja e dytë sovrane me shërbimin më të gjatë në historinë botërore.

Që nga e hëna, ajo ka qëndruar në fron për 70 vite e 127 ditë, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare.

Ajo lë pas mbretin e Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, i cili vdiq në vitin 2016, duke barazuar mbretërimin e tij të dielën, raporton BBC.

Fundjavën e kaluar, Jubileu Platinum i 96-vjeçares u shënua me katër ditë festimesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse Mbretëresha vazhdon të mbretërojë deri në maj të 2024-ës, ajo do të merrte titullin e monarkut më jetëgjatë të një shteti sovran.

Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

 

Të Fundit