Mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës ”Pfizer” në Shqipëri, Rama i pret në Rinas – Stop
Të Gjitha

Mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës ”Pfizer” në Shqipëri, Rama i pret në Rinas

Dozat e tjera të vaksinës ”Pfizer” kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Edhe pse me vonesë, tashmë edhe Shqipëria ka marrë ngarkesën e parë të saj nga kompania farmaceutike që e shpiku dhe e prodhon.

Vetë kryeministri Rama së bashku me ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj kanë shkuar në Rinas për të pritur dozat e para.

Ndërkohë Shqipëria e ka nisur vaksinimin javë më parë dhe pse me ritme më të ulëta, pasi një shtet i BE i dhuroi 975 doza të vaksinës.

Ndërkohë me Pfizer Shqipëria ka lidhur një kontratë, në bazë të së cilës ngarkesa e parë do ishte 10 mijë e 530 doza me vlerë 12 dollarë/ doza, kurse në total 499 mijë e 590 doza.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *