Mbajti peng për disa orë 14-vjeçaren në banesë, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në Mat është shpallur në kërkim pasi mbajti në banesën e tij për disa orë një 14-vjeçare.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur E. K., 31 vjeç, i cili u largua pasi la të lirë të miturën.

“Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet”- njofton policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit