Manastirliu: Tre muajt e ardhshëm të vështirë, të shmangim një mbyllje të dytë!

 

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anti-COVID të ngritur nga Kryeministri për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se është zgjedhur një rrugë e drejtuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që ka më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë apo një rritje të kufizimeve.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Por që është një rrugë e drejtuar nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën. Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është gjithë pranuar nga institucionet ndërkombëtare vendosja e maskës kudo ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm”,- tha Manastirliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë tha se inspektorët deri tani kanë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë duke shtuar se duhet ridimensionuar fokusi i inspektimeve drejt shëndetit.

Të Fundit